Drita dhe Drenica kanë barazuar 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Superligës së Kosovës, në një përballje ku të dyja skuadrat patën mundësi për të shënuar.
Gjilanasit rrezikuan në pjesën e parë përmes Liridon Balajt dhe Arb Manajt, ndërsa në fraksionin e dytë Manaj dhe Abanzaj tentuan sërish, por u ndalën nga portieri i Drenicës.
Edhe mysafirët patën rastin për të marrë tri pikët, me Kristi Koten që depërtoi bukur në mbrojtjen vendase, por nuk arriti ta finalizojë aksionin.
Pas këtij barazimi, Drita shkon në kuotën e shtatë pikëve, me një ndeshje më pak ndaj Prishtinës, ndërsa Drenica ka tri pikë pas katër javësh.

