Erblin Osmani do të luajë për Kosovën. Lajmin e madh e ka konfirmuar sot ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili ka bërë të ditur se ia ka dorëzuar pasaportën e Kosovës talentit të Bayern München.
Ajeti, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka zbuluar se Osmani ka marrë vendimin për ta përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.
“Nder i veçantë që sot ia dorëzova pasaportën e Republikës së Kosovës talentit tonë të Bayern München, Erblin Osmanit dhe gjithashtu të ndaj lajmin e madh për futbollin kosovar: Erblini do të luajë për Kosovën!”.
“Mezi presim ta shohim talentin tonë me fanellën e Dardanëve dhe ta përfaqësojë Kosovën me krenari. Faleminderit Presidentit Agim Ademi dhe Federatës së Futbollit të Kosovës për angazhimin dhe përkushtimin”.
“Kjo është edhe një dëshmi tjetër se talentët tanë po zgjedhin Kosovën dhe se e ardhmja e futbollit tonë është e ndritur!”, ka shkruar ambasadori Ajeti.

