Rama: Paga mesatare e mësuesve do shkojë deri në 950 euro

Rama: Paga mesatare e mësuesve do shkojë deri në 950 euro

Paga mesatare e mësueseve në Shqipëri do të arrijë shifrën prej 950 euro.

Kështu ka bërë të ditur gjatë ditës së sotme kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama theksoi se qeveria duhet të ndryshojë gjithashtu mekanizmin e rritjes çdo 5-vjet të pagës duke u bazuar vetëm te vjetërsia e mësimdhënësve.

‘’Pagat së shpejti për mësuesit do të shkojnë mesatarisht 950 euro, por nuk mjafton prandaj ne na duhet të reformojmë sistemin. Mekanizmin e rritjes çdo 5-vjet për shkak të vjetërsisë në punë, ne duhet ta reformojmë komplet”, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri theksoi se përveç pagës uniforme, mësuesit duhet të kenë dhe nivele të ndryshme pagash duke u bazuar tek meritat dhe kontributet e tyre.