UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj dy futbollistëve të Fenerbahçes, Matteo Guendouzit dhe Mason Greenwoodit, pas incidenteve të regjistruara në ndeshjen e kthimit të fazës së play-off-it ndaj Lyonit.
Dy lojtarët janë vënë nën hetim nga organi evropian për shkak të incidenteve dhe provokimeve të ndodhura gjatë takimit.
Fenerbahçe ka reaguar lidhur me situatën, duke bërë të ditur se klubi do t’i mbrojë të dy futbollistët përpara autoriteteve kompetente të UEFA-s.
Tashmë pritet vendimi i organeve disiplinore për masat eventuale ndaj Guendouzit dhe Greenwoodit.

