Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të vazhdojnë edhe sot aksionin e tyre, duke bllokuar hyrjen e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Sipas një njoftimi për media, PDK-ja, së bashku me aktivistët e saj, do të nisë bllokimin e hyrjes së Qeverisë nga ora 07:30 e mëngjesit.
PDK po kërkon që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, t’i kthehet Kuvendit të Kosovës dhe të thërrasë seancën për konstituimin e legjislaturës.

