HomeSportFIFA me vlerësim të madh për Kosovën: Akademia e Talenteve po zhvillon...

FIFA me vlerësim të madh për Kosovën: Akademia e Talenteve po zhvillon yjet e së ardhmes

spot_img

Akademia e Talenteve e FIFA-s në Kosovë shënoi një moment historik për zhvillimin e futbollit në vend, shkruan në faqet e saj zyrtare në rrjetet sociale FIFA.

“FIFA Talent Academy Kosovë, në kampin kombëtar të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në Hajvali, festoi një ngjarje të rëndësishme, e cilësuar nga zyrtarët si një moment historik për zhvillimin e futbollit në Kosovë”.

“Kjo akademi është e para e këtij lloji në Ballkan dhe një nga vetëm katër Akademitë e Talenteve të FIFA-s aktive në Evropë. Ajo funksionon në kuadër të FIFA-s dhe programit për zhvillimin e talenteve, të udhëhequr nga shefi i zhvillimit global të futbollit në FIFA, Arsène Wenger. Një hap i madh për të ardhmen e futbollit kosovar dhe për gjeneratat e reja të talentuara”, shkruan në Instagram FIFA.

FIFA ka vlerësuar themelimin e Akademisë së Talenteve në Kosovë si një moment historik për zhvillimin e futbollit në vend.
“Akademia, me bazë në Prishtinë, ka nisur funksionimin e plotë në fillim të vitit 2026 dhe zbaton një model të integruar të zhvillimit të talenteve. Lojtarët stërviten katër ditë në javë, ndërsa gjatë fundjavave vazhdojnë të përfaqësojnë klubet e tyre”.

“Një tjetër veçori e rëndësishme është zhvillimi paralel i futbollit të vajzave. FIFA ka bërë të ditur se është themeluar edhe Akademia e Talenteve të FIFA-s për vajza, duke reflektuar përkushtimin e Federatës së Futbollit të Kosovës për krijimin e mundësive të barabarta në zhvillimin e talenteve”, shkruan FIFA.

FIFA e ka cilësuar këtë si “një moment historik për zhvillimin e futbollit të Kosovës”.

Tutje FIFA ka paraqitur edhe deklaratën e presidentit të FFK-së, Agim Ademi.

“Në kuadër të këtij projekti, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka shprehur mirënjohje për FIFA-n për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës. ‘Në këtë ditë të rëndësishme, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të veçantë për FIFA-n për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Federatës së Futbollit të Kosovës’ ”, ka deklaruar Ademi, shkruan FIFA.

Lajmet e Fundit

Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me...

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Guendouzit dhe Greenwoodit

UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj dy futbollistëve të Fenerbahçes, Matteo Guendouzit dhe Mason...

Flamuri i Lojërave Mesdhetare ‘niset’ për Prishtinë – Rama në ceremoninë madhështore në Taranto

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka pranuar flamurin e Lojërave Mesdhetare i...

Osmani: S’mund të them më se Kurtin e njoh aq mirë, dikur kam menduar se e njoh

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka thënë që nuk e njeh aq mirë Albin Kurtin sa...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...