HomeAktualeHamza: Kurti po e çon vendin drejt një anarkie politike, që mund...

Hamza: Kurti po e çon vendin drejt një anarkie politike, që mund ta destabilizojë shtetin tonë të ri

spot_img

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj përpjekjeve të Kurtit për ta zgjedhur presidentin në mënyrë antikushtetuese.

Hamza përmes një reagimi në rrjetin e tij social, ka thënë se kjo është shkelje flagrante e Kushtetutës dhe sulm ndaj shtetit të së drejtës, që minon rendin tonë demokratik.

Ai ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës, institucioneve dhe shtetit të së drejtës, duke I bërë thirrje edhe qytetarëve që të jenë të vëmendshëm dhe të mos lejojnë shkelje që dëmtojnë të ardhmen e vendit.

“Qytetarë të nderuar,

Sot jemi përballë një akti të rrezikshëm për të ardhmen e shtetit tonë. Përpjekja për zgjedhjen e Presidentit në mënyrë të njëanshme dhe me shkelje flagrante të Kushtetutës është sulm ndaj shtetit të së drejtës, që minon rendin tonë demokratik.

Partia Demokratike e Kosovës e kundërshton çdo tendencë politike për t’i shpërfillur procedurat kushtetuese. Ne nuk do të lejojmë që një subjekt politik ta shfrytëzojë pushtetin për të injoruar vullnetin e qytetarëve dhe për t’i dobësuar institucionet legjitime të vendit tonë.

Veprimet e tilla ua mohojnë qytetarëve të drejtën për të vendosur për të ardhmen e tyre dhe rrezikojnë ta çojnë vendin drejt një anarkie politike, e cila mund ta destabilizojë shtetin tonë të ri.

Kosova është ndërtuar mbi vlerat e lirisë, drejtësisë e barazisë dhe nuk do të lejojmë që këto vlera të cenohen përmes abuzimit me pushtetin apo shkeljes së Kushtetutës.

Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës, institucioneve dhe shtetit të së drejtës. I bëjmë thirrje edhe qytetarëve që të jenë të vëmendshëm dhe të mos lejojnë shkelje që dëmtojnë të ardhmen e vendit.

Nuk mund të ecet përpara duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet. Ne do ta mbrojmë shtetin dhe të ardhmen e tij!”, ka shkruar Hamza.

Lajmet e Fundit

PDK mbledh Kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues, nuk lejojmë që pushteti të mbivendoset mbi Kushtetutën

Partia Demokratike e Kosovës, pas mbledhjes së Kryesisë, dënon ashpër përpjekjet për zgjedhjen e...

Kurti: E turpshme mungesa e mbështetjes së Feride Rushitit nga opozita

Në një konferencë për medie, kryeministri Albin Kurti, në lidhje me çështjen e Presidentit,...

AAK kërkon që Feride Rushiti të tërhiqet nga kandidatura për presidente

Pas PDK-së, edhe AAK-ja ka kërkuar që Feride Rushiti të tërhiqet nga kandidatura për...

Seanca për presidentin shtyhet sërish, vazhdon në ornën 19:00

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se seanca për presidentin, që...

Më të lexuarat

Kryeministri në plus, shoqëria në borxhe deri në fyt

Shkruan: Besa Ismaili, ish deputete e Kuvendit Në Kosovë, ekonomia e familjeve mbahet mbi kredi,...

Stabilizimi institucional e politik, parakusht për sigurinë kombëtare

Shkruan: Hisen Berisha (Kosova nuk përballet vetëm me krizë të brendshme politike, por me një...