HomeSportArmando Broja ka ‘fatin’ me vete, trajneri zbulon prapaskenat e orëve të...

Armando Broja ka ‘fatin’ me vete, trajneri zbulon prapaskenat e orëve të fundit të merkatos

spot_img

Armando Broja në mbrëmjen e së mërkurës u pa të hyjë në fushën e lojës me Burnley. Në ndeshjen me Middlesbrough ai u aktivizua si zëvendësues në minutën e 77 dhe pritet që edhe në ndeshjet në vijim të fitojë minuta të paktën deri në muajin janar kur të hapet sërish merkatoja e transferimeve.

Zion Flemming, sulmuesi kryesor u transferua te Ipswich dhe kjo lëvizje i hap rrugën Brojës, por në këtë pikë sulmuesi i kombëtares shqiptare ka edhe fatin me vete.

Burnley në fakt nisi bisedimet me një futbollist tjetër për të zëvendësuar Flemming, por gjithçka dështoi dhe për këtë flet vetë trajneri i Burnley.

Është vërtetë për të ardhur keq, sigurisht, sepse Zian ishte një aset i rëndësishëm për ekipin dhe gjithashtu për klubin”.

Por duhet të jemi të drejtë, ishim gjithashtu në negociata me një sulmues tjetër, por kjo marrëveshje dështoi-tregon Hayen: “Një ose dy orë para afatit, lojtari e prishi marrëveshjen dhe për fat të keq nuk patëm kohë të gjenim një zëvendësues tjetër. Në rregull, nuk më pëlqen të them se është ajo që është, por ne vazhdojmë të punojmë me lojtarët që janë këtu dhe kemi profile të ndryshme.Ajo që në të vërtetë duam të krijojmë nuk është të jemi të pavarur nga një sulmues, por tani me Dastan (Satpayev), me Zeki(Amdouni), me Largie(Ramazani), madje edhe me Mike(Tresor) ​​dhe lojtarë të tjerë, duam të jemi më kërcënues për gola’”.

Top Channel

Lajmet e Fundit

Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me...

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Guendouzit dhe Greenwoodit

UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj dy futbollistëve të Fenerbahçes, Matteo Guendouzit dhe Mason...

Flamuri i Lojërave Mesdhetare ‘niset’ për Prishtinë – Rama në ceremoninë madhështore në Taranto

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka pranuar flamurin e Lojërave Mesdhetare i...

Osmani: S’mund të them më se Kurtin e njoh aq mirë, dikur kam menduar se e njoh

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka thënë që nuk e njeh aq mirë Albin Kurtin sa...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...