HomeAktualeSekuestrohen rreth 10.5 kilogramë narkotikë të llojit marihuanë në fshatin Nabërgjan të...

Sekuestrohen rreth 10.5 kilogramë narkotikë të llojit marihuanë në fshatin Nabërgjan të Pejës

spot_img

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin për Luftimin e Narkotikëve në Pejë, njofton opinionin publik se gjatë një operacioni të zhvilluar sot në fshatin Nabërgjan, Komuna e Pejës, janë sekuestruar rreth 10 kilogramë e 500 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë.

Operacioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit nga hetuesit e Njësitit për Luftimin e Narkotikëve në Pejë, të cilët, në kuadër të veprimeve hetimore dhe operative, kanë realizuar sekuestrimin e substancës narkotike.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Pejë, i cili ka koordinuar dhe mbikëqyrur veprimet e mëtejshme procedurale.

Gjatë operacionit, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, të përcaktuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar është duke u intervistuar nga hetuesit në Stacionin Policor, ndërsa hetimet dhe veprimet e mëtejshme procedurale po vazhdojnë nën udhëzimet dhe koordinimin e prokurorit të shtetit.

Gjithashtu, gjatë operacionit është sekuestruar edhe një telefon mobil, i cili do të jetë objekt i procedurave të mëtejshme hetimore.

Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti për Luftimin e Narkotikëve në Pejë, mbeten të përkushtuara në luftimin e dukurisë së narkotikëve dhe veprave penale që ndërlidhen me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të substancave narkotike, duke ndërmarrë veprime të koordinuara hetimore dhe operative me qëllim të parandalimit dhe luftimit të këtyre veprave penale.

Lajmet e Fundit

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Guendouzit dhe Greenwoodit

UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj dy futbollistëve të Fenerbahçes, Matteo Guendouzit dhe Mason...

Flamuri i Lojërave Mesdhetare ‘niset’ për Prishtinë – Rama në ceremoninë madhështore në Taranto

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka pranuar flamurin e Lojërave Mesdhetare i...

Osmani: S’mund të them më se Kurtin e njoh aq mirë, dikur kam menduar se e njoh

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka thënë që nuk e njeh aq mirë Albin Kurtin sa...

PDK sërish me aksion para Qeverisë

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të vazhdojnë edhe sot aksionin e...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...