HomeAktualeVlerësim i madh nga FIFA për FFK-në: Wenger dërgon letër falënderimi

Vlerësim i madh nga FIFA për FFK-në: Wenger dërgon letër falënderimi

spot_img

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka pranuar një letër falënderimi dhe vlerësimi nga Shefi i Zhvillimit Global të Futbollit në FIFA, Arsène Wenger.

Në letrën e tij, Wenger ka vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e FFK-së në themelimin e “FIFA Talent Academy Kosova”, duke e cilësuar këtë nismë si një hap të rëndësishëm për zhvillimin dhe kultivimin e talenteve të futbollit në Kosovë.

Wenger ka shprehur mirënjohjen e FIFA-s për punën e bërë nga FFK-ja në prag të themelimit të akademisë, duke veçuar profesionalizmin, bashkëpunimin dhe organizimin e eventit të mbajtur në Prishtinë.

“Përkushtimi juaj i palëkundur ka qenë thelbësor në avancimin e kësaj nisme. Eventi historik i mbajtur në Prishtinë është dëshmi e profesionalizmit tuaj, përsosmërisë organizative dhe pasionit për zhvillimin e futbollit”, thuhet në letrën e Wengerit.

Ai ka vlerësuar gjithashtu mbështetjen dhe burimet e ofruara nga FFK-ja gjatë gjithë procesit, duke nisur nga harmonizimi me standardet e FIFA-s e deri te prezantimi i vizionit të federatës gjatë ceremonisë.

Sipas Wengerit, këto përpjekje e nxjerrin në pah rolin e rëndësishëm të Kosovës në zhvillimin dhe kultivimin e talenteve të futbollit, ndërsa akademia mund të shërbejë edhe si shembull për vendet e tjera.

“Me kënaqësi presim që ta forcojmë edhe më tej partneritetin tonë, ndërsa ecim përpara në këtë kapitull të ri dhe emocionues. Së bashku, mund të vazhdojmë të ndërtojmë një trashëgimi të qëndrueshme për futbollin në Kosovë dhe më gjerë”, ka shkruar Wenger.

Në fund të letrës, Shefi i Zhvillimit Global të Futbollit në FIFA ka falënderuar FFK-në për kontributin në krijimin e mundësive për talentet e reja në Kosovë.

“Edhe një herë, ju falënderojmë për përkushtimin dhe kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për t’i dhënë çdo talenti në Kosovë një mundësi”, përfundon letra e Arsène Wengerit.

Letra e plotë ⬇️

FIFA Talent Academy Kosova: Faleminderit për përpjekjet dhe bashkëpunimin tuaj të jashtëzakonshëm

I nderuar President,

Në emër të FIFA-s, dëshiroj t’ju shpreh falënderimet tona të përzemërta juve dhe të gjithëve në federatën tuaj për përkushtimin shembullor dhe bashkëpunimin e treguar në prag të themelimit të FIFA Talent Academy Kosova.

Përkushtimi juaj i palëkundur ka qenë thelbësor në avancimin e kësaj nisme. Eventi historik i mbajtur në Prishtinë është dëshmi e profesionalizmit tuaj, përsosmërisë organizative dhe pasionit për zhvillimin e futbollit. Ajo nuk ishte vetëm një festë e kësaj arritjeje të jashtëzakonshme, por edhe një moment frymëzues për të gjithë akterët e përfshirë.

Ne e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë mbështetjen dhe burimet që keni ofruar gjatë gjithë këtij procesi, nga harmonizimi me standardet e FIFA-s e deri te prezantimi i vizionit tuaj gjatë eventit. Përpjekje të tilla e vënë në pah rolin kyç të Kosovës në zhvillimin dhe kultivimin e talenteve të futbollit, si dhe në vendosjen e një standardi për vendet e tjera.

Me kënaqësi presim që ta forcojmë edhe më tej partneritetin tonë, ndërsa ecim përpara në këtë kapitull të ri dhe emocionues. Së bashku, mund të vazhdojmë të ndërtojmë një trashëgimi të qëndrueshme për futbollin në Kosovë dhe më gjerë.

Edhe një herë, ju falënderojmë për përkushtimin dhe kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për t’i dhënë çdo talenti në Kosovë një mundësi.

Me respekt,

Arsène Wenger
Shef i Zhvillimit Global të Futbollit

Lajmet e Fundit

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Guendouzit dhe Greenwoodit

UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj dy futbollistëve të Fenerbahçes, Matteo Guendouzit dhe Mason...

Flamuri i Lojërave Mesdhetare ‘niset’ për Prishtinë – Rama në ceremoninë madhështore në Taranto

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka pranuar flamurin e Lojërave Mesdhetare i...

Osmani: S’mund të them më se Kurtin e njoh aq mirë, dikur kam menduar se e njoh

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka thënë që nuk e njeh aq mirë Albin Kurtin sa...

PDK sërish me aksion para Qeverisë

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të vazhdojnë edhe sot aksionin e...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...