HomeAktualeKurti: Marrëveshja politike me LDK-në është e vlefshme – zgjedhjet sjellin rezultat...

Kurti: Marrëveshja politike me LDK-në është e vlefshme – zgjedhjet sjellin rezultat të njëjtë

spot_img
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se nevojiten negociata shteruese mes LVV-së dhe LDK-së për të arritur një marrëveshje rreth zgjedhjes së presidentit.
Kurti tha se fillimisht duhet të dakordohen për atributet dhe karakteristikat e figurës presidenciale, e më pas të diskutohen emrat konkretë.

“Nevojiten negociata shteruese në mënyrë që të kemi pajtueshmëri për rrugën përpara. Negociatat nënkuptojnë që nuk do të ketë emër të përveçëm për president të njërës palë, por duke e diskutuar parimisht, konceptualisht një herë për atributet, tiparet, karakteristikat e figurës presidenciale, e më pas duke qarkulluar e duke diskutuar për emrat e përveçëm, ka mundësi që të arrihet zgjidhja. Ju e dini që në legjislaturën e 10, pas tërheqjes së Glauk Konjufcës nga kandidatura, bashkë me kandidaten tjetër, dr. Fatmire Mulhaxha Kollçaku, dhe pasi që nuk pati propozime nga opozita, ne sollëm një lidere të shoqërisë civile, dr. Feride Rushiti. Ajo i ka pasur 64 vota në kuti me votim të fshehtë, tash dr. Bekim Sejdiu mund të them që dje i kishte 80 vota, sot i ka 74 vota, pra kemi një lëvizje nga 64 për Feride Rushitin në 74 vota për Bekim Sejdiun, dhe këtë fjalë time hyrëse para jush po e përmbylli duke thënë se për mua si kryetar i LVV, si kryeministër në detyrë, si udhëheqës i delegacionit të ekipit negociator me LDK-në, marrëveshja politike që kemi bërë është e vlefshme”.

“Pra, ajo marrëveshje qëndron, është marrëveshje me shumë mund, e drejtë, e mirë, e vërtetë, e dobishme. Por, çfarë të bëjmë që kishim këtë veprimin negativ të 6 deputeteve të cilët duket qartë se nuk e kanë aq kundër profesor Bekim Sejdiut, sa e kanë kundër qeverisë që unë e udhëheq. Prandaj ekziston opozitarizimi në Kuvend të Republikës, për atë gjë ekzistojnë zgjedhjet e lira demokratike ku matesh në popull dhe pastaj përfaqëson votuesit e tu. Por nuk mundemi që pafundësisht t’i përsërisim zgjedhjet me rezultat të njëjtë me shpresën që ndoshta kësaj radhe rezultati do të jetë një çik më ndryshe. Nuk do të jetë”, u shpreh Kurti

Lajmet e Fundit

Inaugurohet zyrtarisht ‘FIFA Talent Academy Kosova’, një hap i madh për zhvillimin e talenteve të rin

Futbolli i Kosovës ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin e tij...

Ballkani U19 mëson kundërshtarin në UEFA Youth League

Ballkani U19 ka mësuar kundërshtarin për raundin e parë të UEFA Youth League. Në shortin...

Abdixhiku: Ata që s’respektojnë vendimet e LDK-së, së paku duhet ta dorëzojnë mandatin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për mundësinë e masave disiplinore ndaj atyre...

Rama: Qeveria që duhej t’i zhvillonte komunat, sot është arsyeja pse ato protestojnë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për, siç ka thënë,...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...