HomeAktualeRama: Qeveria që duhej t’i zhvillonte komunat, sot është arsyeja pse ato...

Rama: Qeveria që duhej t’i zhvillonte komunat, sot është arsyeja pse ato protestojnë

spot_img

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për, siç ka thënë, bllokimin e komunave dhe ndëshkimin e qytetarëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka thënë se sot, më 1 shtator, nxënësit në Kosovë po e fillojnë vitin e ri shkollor pa ditarë, duke e krahasuar situatën me vitet ’90, kur, sipas tij, pavarësisht rrethanave të okupimit, institucionet arsimore u mbajtën gjallë.

“Sot, pas gjithë sakrificës për ta ndërtuar këtë shtet, problemi ynë nuk është se nuk kemi institucione. Problemi është se Albin Kurti po i përdor institucionet për të bllokuar dhe ndëshkuar qytetarët”, ka shkruar Rama.

Ai ka akuzuar Qeverinë se po bllokon buxhetet, investimet dhe të hyrat vetanake të komunave, veçanërisht në komunat ku, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fituar.

Rama ka thënë se pasojat e këtyre veprimeve nuk i bartin kryetarët e komunave, por qytetarët.

“Duhet t’i mbrojmë komunat nga Qeveria jonë! Çfarë paradoksi! Çfarë marre!”, ka deklaruar ai.

Kryetari i Prishtinës ka theksuar se protesta, sipas tij, nuk bëhet për interesa partiake, por për mbrojtjen e qytetarëve dhe funksionimin e institucioneve.

“Jemi këtu sepse shteti duhet t’i shërbejë qytetarit, jo ta ndëshkojë atë”, ka shkruar Rama.

Në fund të reagimit, ai ka bërë thirrje për ndalimin e, siç i ka quajtur, “bllokadave” dhe “ndëshkimit të qytetarëve”, duke kërkuar zhvillim, qetësi dhe bashkim.

“Boll me përçarje e bllokada! Jemi bashkë! Jemi një! Kundër diktaturës dhe shtetshkatërrimit!”, ka përfunduar Rama.

Lajmet e Fundit

Inaugurohet zyrtarisht ‘FIFA Talent Academy Kosova’, një hap i madh për zhvillimin e talenteve të rin

Futbolli i Kosovës ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin e tij...

Kurti: Marrëveshja politike me LDK-në është e vlefshme – zgjedhjet sjellin rezultat të njëjtë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se nevojiten negociata shteruese mes LVV-së dhe...

Ballkani U19 mëson kundërshtarin në UEFA Youth League

Ballkani U19 ka mësuar kundërshtarin për raundin e parë të UEFA Youth League. Në shortin...

Abdixhiku: Ata që s’respektojnë vendimet e LDK-së, së paku duhet ta dorëzojnë mandatin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për mundësinë e masave disiplinore ndaj atyre...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...