HomeAktualeKryeprokurori Gashi dhe përfaqësuesi i UNDP-së diskutojnë forcimin e bashkëpunimit kundër korrupsionit

Kryeprokurori Gashi dhe përfaqësuesi i UNDP-së diskutojnë forcimin e bashkëpunimit kundër korrupsionit

spot_img

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë takimit është diskutuar për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe UNDP-së, veçanërisht në kuadër të projekteve të përbashkëta në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Një ndër çështjet e ngritura ishte edhe funksionalizimi sa më i shpejtë i platformës për hetime penale të bazuara në të dhëna inteligjente, e cila mbështetet nga UNDP-ja.

Sipas Kryeprokurorisë së Shtetit, kjo platformë pritet të shërbejë si një mekanizëm i rëndësishëm për zhvillimin e hetimeve financiare, përmes analizimit të mospërputhjeve të pasurisë dhe gjenerimit të të dhënave të bazuara në prova.

Këto të dhëna synohet të përdoren për ndjekjen më efektive të rasteve të korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

Në fund të takimit, Kryeprokurori Gashi dhe përfaqësuesi i UNDP-së, Nuno Queiros, u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në fushat me interes të përbashkët.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...