Ylli i futbollit botëror, Lionel Messi, ka tronditur adhuruesit e sportit kuq e zi në mbarë globin duke njoftuar se po pensionohet përfundimisht nga Kombëtarja e Argjentinës.
Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka bërë të ditur se vendimin e ka marrë menjëherë pas finales ndaj Spanjës, transmeton Klankosova.tv.
“Pas kesaj kohe qe ka kaluar nga finalja, duke menduar shume per te, dua te njoftoj te gjithe se po pensionohem nga Kombetarja… Ishte një vendim që dhemb dhe ende dhemb në shpirt, por e kuptoj që është koha e duhur. Betohem se gjithmonë kam dhënë gjithçka, jo vetëm vitet e fundit kur kam fituar gjithçka edhe para kësaj, dhe gjithmonë kam luftuar dhe kam dhënë gjithçka për këtë fanellë, që u kam dhënë gëzime dhe i kam bërë krenarë që janë argjentinas përmes futbollit,” ka shkruar Messi.

