HomeAktualeDnV i bën thirrje u.d presidentes Haxhiu ta kompletojë KQZ-në me anëtarin...

DnV i bën thirrje u.d presidentes Haxhiu ta kompletojë KQZ-në me anëtarin e njëmbëdhjetë

spot_img

Demokracia në Veprim (DnV) vlerëson se u.d. presidentja Albulena Haxhiu, me emërimin e anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk e ka përmbyllur përbërjen e plotë të këtij institucioni. KQZ-ja ka mbetur me 10 nga 11 anëtarët që parashihen me Kushtetutë.

Për DnV-në, argumenti se KQZ-ja mund të funksionojë edhe me 10 anëtarë nuk mund të shërbejë si arsyetim për moskompletimin e saj.

“Kushtetuta e ka përcaktuar përbërjen e KQZ-së dhe respektimi i saj nuk mund të varet nga vlerësimi nëse mungesa e një anëtari e pengon apo jo punën e përditshme. Normalizimi i një praktike të tillë krijon precedent të dëmshëm, dobëson sigurinë juridike dhe cenon besimin në institucionin që ka përgjegjësinë kryesore për administrimin e zgjedhjeve. Prandaj, Demokracia në Veprim i bën thirrje u.d. presidentes Albulena Haxhiu që pa vonesë ta përmbyllë procesin dhe ta kompletojë KQZ-në me anëtarin e njëmbëdhjetë. Emërimi duhet të bëhet në përputhje me modelin strikt të përfaqësimit të grupeve parlamentare, të zbatuar në praktikën institucionale deri në ciklin e fundit, ku grupet përfaqësohen fillimisht në mënyrë të barabartë dhe vendet shtesë plotësohen sipas radhës së grupeve më të mëdha”, thuhet në reagimin e DnV-së.

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron Donjeta Sadikun me Medaljen Presidenciale të Meritave

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekoruar sportisten...

Lionel Messi i jep fund karrierës me Kombëtaren e Argjentinës

Ylli i futbollit botëror, Lionel Messi, ka tronditur adhuruesit e sportit kuq e zi...

Marrëveshja për presidentin: Cilat janë procedurat dhe a janë numrat?

Marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidaturën e Bekim Sejdiut...

IKShPK: Mbi 95 për qind e rasteve me fruth janë te personat e pavaksinuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje për vaksinim kundër...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...