HomeAktualeRDK e rrethon Qeverinë me shirit të rrezikshmërisë: Pushteti pengmarrës i deputetit...

RDK e rrethon Qeverinë me shirit të rrezikshmërisë: Pushteti pengmarrës i deputetit Albin Kurti

spot_img
Rinia Demokratike e Kosovës sot e ka rrethuar objektin e Qeverisë së Kosovës me shiritin e rrezikshmërisë, në mënyrë simbolike, për të ngritur shqetësimin për shkeljen e Kushtetutës nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje. 

Sekretari organizativ i RDK-së, Altin Gjata, në një konferencë për media, u shpreh se shiriti i vendosur nga ta është alarm për një mënyrë qeverisjeje që po largohet prej rendit kushtetues, normave ligjore dhe përgjegjësisë institucionale.

“Shiritin e rrezikshmërisë po e vendosim aty ku e ka vendin, në një zonë ku çdo ditë po kryhet një krim ndaj Republikës së Kosovës. Dhe nuk bëhet fjalë për çfarëdo krimi, por për një nga shkeljet më të rënda që mund t’i bëhet shtetit tonë: shkeljen e Kushtetutës dhe rrezikimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Mesazhi ynë është i qartë: asnjë individ, asnjë grup dhe asnjë parti politike nuk është dhe nuk do të jetë kurrë mbi Republikën e Kosovës. Sepse një pushtet pengmarrës që del jashtë kufijve kushtetues është rrezik për secilin qytetar dhe për vetë shtetin”, theksoi ai.

Gjata rikujtoi se më 6 gusht, Albin Kurti dhe disa nga anëtarët e kabinetit qeveritar janë betuar si deputetë, ndërkohë që në mënyrë të jashtëligjshme po vazhdojnë ushtrimin e funksioneve ekzekutive.

“Ndërsa Kuvendi mbetet ende i pakonstituuar, si pasojë e bllokadës së shkaktuar nga vet Albin Kurti dhe LVV. Kur institucionet i nënshtrohen vullnetit të një grupi partiak me mendësi uzurpuese, në shpërputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, demokracia vihet në rrezik dhe shteti rrëshqet drejt anarkisë”, tha ai.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...