HomeAktualeKurti takon Donjeta Sadikun e Artë: Më tha se medaljen ia dedikoj...

Kurti takon Donjeta Sadikun e Artë: Më tha se medaljen ia dedikoj Kosovës

spot_img

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në zyrën e tij boksieren kosovare Donjeta Sadiku, pas suksesit të saj historik në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, ku fitoi medaljen e artë pasi mposhti kundërshtaren ruse që përfaqësoi Serbinë.

Kurti bëri të ditur se Sadiku ia ka dedikuar Kosovës medaljen e artë të fituar në këto gara, ndërsa e falënderoi për punën dhe përkushtimin e saj në sportin e boksit.

“Medaljen e artë më tha se ia ka dedikuar Kosovës”, shkroi Kurti në një postim.

Ai e cilësoi fitoren e Sadikut si historike, duke theksuar se ky sukses do të mbahet mend gjatë.

Gjatë takimit, Kurti tha se është diskutuar edhe për përgatitjet e Sadikut për Kampionatin Evropian, i cili zhvillohet muajin e ardhshëm, si dhe për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Lajmet e Fundit

RDK e rrethon Qeverinë me shirit të rrezikshmërisë: Pushteti pengmarrës i deputetit Albin Kurti

Rinia Demokratike e Kosovës sot e ka rrethuar objektin e Qeverisë së Kosovës me...

Gjilani ndriçohet me reflektorë të rinj, FFK: Po vazhdojmë modernizimin e stadiumeve

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se projekti “Ndriçojmë Futbollin” ka vazhduar...

Malisheva triumfon bindshëm ndaj Feronikelit, 0-3

Malisheva ka fituar 0-3 ndaj Feronikelit në javën e tretë të Superligës së Kosovës...

18 kandidatë përjashtohen nga Matura Shtetërore për shkak të telefonit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar sot Provimin e Maturës Shtetërore, në 55...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...