HomeAktualePDK përsëri në sallën plenare, Musliu: Kosova është marrë peng nga LVV,...

PDK përsëri në sallën plenare, Musliu: Kosova është marrë peng nga LVV, ejani në Kuvend

spot_img

Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës edhe sot nga ora 11:00 kanë qenë të pranishëm në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku do të duhej të mbahej vazhdimi i seancës konstituive.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, nga foltorja e Kuvendit, tha se Kosova është marrë peng nga deputeti Albin Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, të cilët po luajnë me fatin e vendit dhe durimin e qytetarëve.

“Kosova është marrë peng dhe kjo është për turp. Kosova është marrë peng nga një parti, e cila erdhi në pushtet me fjalë të mëdha. Kosova është marrë peng nga një parti, e cila arriti që shpresën e qytetarëve për një jetë më të mirëqenë ta keqpërdorë për ambiciet e veta për pushtet”, shtoi Musliu.

Duke theksuar se të gjithë ata që kanë hyrë në vallen e shtetshkatërrimit do t’i ndëshkojë ligji dhe historia, Musliu ripërsëriti kërkesën e PDK-së, që deputeti Kurti dhe LVV të kthehen në Kuvend për ta konstituuar këtë institucion.

“Mos luani me demokracinë, mos luani me Kushtetutën. Ejani në Kuvend dhe t’i japim fund kësaj situate, sepse e keni kthyer Kosovën në një vend pa institucione, pa ligj e pa Kushtetute”, tha ajo.

Partia Demokratike e Kosovës përsëri do t’i drejtohet kryesuesit të seancës për nga mosha, Avni Dehari, me kërkesën për vazhdimin e seancës konstituive brenda 48 orëve.

Lidhur me këtë, dje PDK ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Deharit për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Lajmet e Fundit

RDK e rrethon Qeverinë me shirit të rrezikshmërisë: Pushteti pengmarrës i deputetit Albin Kurti

Rinia Demokratike e Kosovës sot e ka rrethuar objektin e Qeverisë së Kosovës me...

Gjilani ndriçohet me reflektorë të rinj, FFK: Po vazhdojmë modernizimin e stadiumeve

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se projekti “Ndriçojmë Futbollin” ka vazhduar...

Malisheva triumfon bindshëm ndaj Feronikelit, 0-3

Malisheva ka fituar 0-3 ndaj Feronikelit në javën e tretë të Superligës së Kosovës...

18 kandidatë përjashtohen nga Matura Shtetërore për shkak të telefonit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar sot Provimin e Maturës Shtetërore, në 55...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...