HomeAktualeKF Drenica në mbështetje të “Marshit për Liri” më 12 shtator në...

KF Drenica në mbështetje të “Marshit për Liri” më 12 shtator në Prishtinë

spot_img

Klubi Futbollistik Drenica i është bashkuar mbështetjes për “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

KF Drenica ka pritur sot përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, si dhe kryetarin e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Gjatë takimit, drejtuesit, stafi dhe futbollistët e klubit kanë shprehur mbështetjen e tyre për marshin e 12 shtatorit, duke iu bashkuar thirrjes për pjesëmarrje sa më të gjerë qytetare në Prishtinë.

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” falënderuan KF Drenicën për mbështetjen dhe angazhimin, duke theksuar se Marshi për Liri synon të bashkojë qytetarët nga e gjithë Kosova rreth kërkesës për drejtësi dhe liri për ish-krerët e UÇK-së.

Marshi për Liri do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...