HomeAktuale“Këtë medalje ia kushtoj gjithë Kosovës” fjalët e Donjeta Sadikut pas fitores

“Këtë medalje ia kushtoj gjithë Kosovës” fjalët e Donjeta Sadikut pas fitores

spot_img

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku e ka kurorëzuar me medalje të artë paraqitjen e saj në Lojërat Mesdhetare, duke mposhtur në finale boksieren serbe Kristina Kuluhova.

Sfida u ndërpre para përfundimit, pasi Kuluhovës iu lëndua arkada nga goditja, ndërsa Donjeta ishte duke e kontrolluar duelin dhe kishte krijuar epërsi me goditjet e saj të sakta, veçanërisht në kokë.

Pas fitores, Sadiku tha se gjithçka shkoi sipas planit dhe se ishte e përgatitur maksimalisht për finalen.

“Ndeshja shkoi siç e kemi parashikuar. Isha super e përgatitur”, ka thënë Donjeta Sadiku për “Kosovapress”.

Boksierja kosovare theksoi se kjo medalje ka një dedikim të veçantë. “Këtë medalje ia kushtoj gjithë Kosovës”, ka shtuar Sadiku.

Pas përfundimit të finales u zhvillua edhe ceremonia e medaljeve, ndërsa boksierja serbe nuk doli në podium.

Suksesi i Donjetës është një tjetër moment i rëndësishëm për Kosovën në Lojërat Mesdhetare, duke e mbyllur garimin e saj me medaljen e artë. /Telegrafi/

Lajmet e Fundit

RDK e rrethon Qeverinë me shirit të rrezikshmërisë: Pushteti pengmarrës i deputetit Albin Kurti

Rinia Demokratike e Kosovës sot e ka rrethuar objektin e Qeverisë së Kosovës me...

Gjilani ndriçohet me reflektorë të rinj, FFK: Po vazhdojmë modernizimin e stadiumeve

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se projekti “Ndriçojmë Futbollin” ka vazhduar...

Malisheva triumfon bindshëm ndaj Feronikelit, 0-3

Malisheva ka fituar 0-3 ndaj Feronikelit në javën e tretë të Superligës së Kosovës...

18 kandidatë përjashtohen nga Matura Shtetërore për shkak të telefonit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar sot Provimin e Maturës Shtetërore, në 55...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...