HomeAktuale“Pastrimi” drejt kompanive komunale, Rama: Secila komunë të mbajë përgjegjësi për territorin...

“Pastrimi” drejt kompanive komunale, Rama: Secila komunë të mbajë përgjegjësi për territorin e saj

spot_img

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se është diskutuar mundësia që Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” të shndërrohet nga kompani rajonale në kompani komunale.

Rama ka thënë se për këtë çështje ka diskutuar me kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmetin, kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin, dhe nënkryetaren e Kryeqytetit, Besianë Musmurati.

Sipas tij, kalimi në kompani komunale do të mundësonte menaxhim më efikas dhe më të shpejtë të shërbimeve të pastrimit.

“Aktualisht, në kompaninë regjionale ‘Pastrimi’ janë të përfshira Prishtina, Obiliqi, Lipjani, Fushë Kosova, Podujeva dhe Drenasi”, ka deklaruar Rama.

Ai ka thënë se synimi është që secila komunë ta ketë kompaninë, ekipin dhe menaxhimin e vet, duke mbajtur përgjegjësi të plotë për pastrimin e territorit të saj.

Rama bëri të ditur se Obiliqi dhe Fushë Kosova tashmë kanë nisur procedurat për këtë ndryshim, ndërsa me kryetarët e Lipjanit dhe Drenasit është diskutuar për vazhdimin e përbashkët të iniciativës.
“Kjo nuk është çështje politike. Është çështje e përgjegjësisë ndaj qytetarëve dhe e një shërbimi jetik që duhet të funksionojë çdo ditë”, ka theksuar Rama.

Ai ka paralajmëruar se në takimin e radhës pritet të marrin pjesë edhe kryetarët e komunave të tjera të përfshira në “Pastrimi”, me qëllim që të gjendet një zgjidhje e përbashkët për menaxhimin e shërbimeve të pastrimit.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...