
Villareali mposht Barcelonën, ia shuan shpresat për titull
Barcelona është mposhtur në shtëpi me rezultat 3:5 nga Villareali.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Morenos në minutën e 41-të të ndeshjes, ndërsa epërsia u dyfishua në minutën e 54-të nga Akomach.
Kurse, Barcelona u kthye shpejt në lojë me golat e Gundogan në minutën e 60-të dhe Pedrit në minutën e 68-të.
Kataluanist e morën epërsinë e parë në minutën e 71-të me autogolin e Baillyt, ndërsa në minutën e 84-të, “Nëndetësja e verdhë” barazoi rezultatin në 3:3 me Guedes.
Pas nëntë minutave lojë shtesë, Srioth shënoi për 3-4, ndërsa për rezultatin përfundimtar shënoi Morales në minutën e 101-të të takimit
Me këtë humbje, Barcelona mbetet 10 pikë prapa kreut të tabelës, Real Madridit, ndërsa Villareali pozicionohet në vendin e 14-të me 23 pikë.