Rama: Ajo çka bëri Ali Ahmeti për shqiptarët në RMV, është një leksion historik për të gjithë ne

Rama: Ajo çka bëri Ali Ahmeti për shqiptarët në RMV, është një leksion historik për të gjithë ne

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ajo çfarë ka bërë politikani Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë dhe brezat që vijnë dhe për këdo që ka interes për artin e politikës.

Kështu ka shkruar Rama në platformën X, një ditë parë se Talat Xhaveri të bëhet kryeministër i qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut.

“Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet… Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë dhe për këdo që ka interes për artin e politikës! E duke parë foton bashkëngjitur të një tjetër arritjeje historike të lidershipit të Ali Ahmetit, m’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh, ‘Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët!’. Kjo do të ishte diçiturë perfekte për këtë foto”, është shprehur Rama.