HomeAktualeAleanca formon Komisionin për zgjedhjet e brendshme në degët ku ende nuk...

Aleanca formon Komisionin për zgjedhjet e brendshme në degët ku ende nuk janë mbajtur kuvendet

spot_img

Kryesia e Aleancës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku janë trajtuar çështjet kryesore që lidhen me organizimin dhe funksionimin e degëve të partisë në komunat e Kosovës.

Në kuadër të funksionalizimit të plotë të strukturave statutare, Kryesia ka formuar Komisionin për përgatitjen, organizimin dhe koordinimin e zgjedhjeve të brendshme në degët ku ende nuk janë mbajtur kuvendet zgjedhore.

Sipas Aleancës, konsolidimi i brendshëm është i domosdoshëm, veçanërisht në një periudhë kur vendi po përballet me zhvillime të rëndësishme politike.

Aleanca ka kritikuar situatën aktuale politike dhe ekonomike në vend, duke e cilësuar atë si një “krizë serioze politike” dhe “depresion të thellë ekonomik”.

Në komunikatë thuhet se ndërmarrjet vendore po përballen me vështirësi dhe rrezikojnë mbylljen si pasojë e, siç pretendon kjo parti, politikave të gabuara të pushtetit.

Kritika të ashpra janë adresuar edhe për procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Aleanca e ka cilësuar si shkelje të rendit kushtetues dhe të demokracisë bllokimin e këtij procesi, duke pretenduar se 120 deputetëve të zgjedhur nga qytetarët po u mohohet ushtrimi i mandatit të tyre.

“Uzurpatorët e pushtetit aktual po duan t’i mbajnë dyert të mbyllura, duke zgjedhur vetëm mashtrimin e opinionit publik”, thuhet në komunikatën e Aleancës.

Në fund, Aleanca ka bërë të ditur se do të vazhdojë punën në terren, me synim forcimin e strukturave partiake dhe përgatitjen për proceset e ardhshme politike.

“Po bëhemi gati për proceset që na presin”, përfundon komunikata.

Lajmet e Fundit

Prishtina përuruon “Tregun e Veturave”, Rama: Fund shitjes së veturave në hapësira të improvizuara

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sot është përuruar “Tregu i Veturave”,...

Ngrihet aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, duke e akuzuar se...

​Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

Lëkundje sizmike janë ndier pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit dhe të...

Trump dënon ekzekutimet në Iran: Kriza humanitare me përmasa epike duhet të ndalet

Presidenti amerikan tha se Teherani nuk mund të paguante më segmente të mëdha të...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...