Vehbi Miftari nga 1 shkurti udhëheq misionin e sapothemeluar të Kosovës në Selinë e Shenjtë në Vatikan

Vehbi Miftari nga 1 shkurti udhëheq misionin e sapothemeluar të Kosovës në Selinë e Shenjtë në Vatikan

Vehbi Miftari ka njoftuar se sot, pas tre vjetësh angazhimi si këshilltar politik i presidentes Vjosa Osmani, ka përmbyllur angzhimin e tij në zyrën e presidentes së Kosovës.

“Ka qenë përvojë fort e vyer në shërbim të Republikës. E falënderova presidenten për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe besimin e saj dhe të institucioneve të vendit që nga 1 shkurti të udhëheq misionin e sapothemeluar të Kosovës në Selinë e Shenjtë/Vatikan”, ka shkruar ai në “Facebook”.