Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sot është përuruar “Tregu i Veturave”, një hapësirë e re dhe e rregulluar për shitjen e veturave në kryeqytet.
Rama ka thënë se ky treg synon t’u krijojë kushte më të mira qytetarëve dhe bizneseve, duke i dhënë fund shitjes së veturave në hapësira të improvizuara.
Sipas tij, me funksionalizimin e këtij tregu do të ketë më shumë rend dhe siguri, si dhe kushte më të përshtatshme si për shitësit, ashtu edhe për blerësit.
“Me këtë treg po i japim fund shitjes së veturave në hapësira të improvizuara, po krijojmë më shumë rend e siguri dhe kushte më të mira për shitësit dhe blerësit”, ka shkruar Rama në një postim.

