HomeAktualeTrainkos reagon për vagonët e dërguar në Serbi: U dërguan nga kompania...

Trainkos reagon për vagonët e dërguar në Serbi: U dërguan nga kompania që fitoi tenderin

spot_img

Kompania e Hekurudhave “Trainkos” ka reaguar pas raportimeve, se pesë vagonë të trenëve të saj janë dërguar për riparim në Zrenjanin të Serbisë në dhjetor të vitit 2024.

Trainkos ka bërë të ditur se tenderin për riparimin e vagonëve e kishte fituar kompania vendore “Profitech Sh.P.K.”, përmes një procedure të prokurimit publik të zhvilluar në shkurt të vitit 2024.

Sipas Trainkos, kompania fituese ka qenë përgjegjëse për përzgjedhjen e nënkontraktorëve. Ndërmarrja thotë se pas raportimeve të fundit ka kontaktuar “Profitech”-in, nga ku është njoftuar se vagonët janë dërguar në Zrenjanin pasi “vetëm atje mund të rregullohen”.

Reagim i plotë i Trainkosit:

Kompania vendore ka fituar tenderin për riparimin e mesëm të vagonëve të Trainkosit, sipas procedurave të Prokurimit Publik të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 24 gusht, 2026 – Ndërmarrja Publike “Trainkos” me qëllim të mirë-informimit të publikut lidhur me dezinformatat e fundit rreth rehabilitimit të vagonëve, njofton se:

Riparimi i pesë vagonëve të ndërmarrjes, i finalizuar në dhjetor 2024, është realizuar përmes tenderit të hapur (nr. 10908-24-1153-2-1-1) të publikuar më 15.02.2024, në përputhje të plotë me Ligjin për Prokurim Publik. Tenderi është fituar nga kompania vendore “Profitech Sh.P.K” me seli në Prishtinë. Ky operator ekonomik ka qenë i vetmi i cili ka aplikuar në këtë procedurë tenderuese.

Kompania fituese është përgjegjëse për përzgjedhjen e nënkontraktorëve, dhe sipas Ligjit të Prokurimit Publik, ndërmarrja nuk ka mekanizëm juridik ta përcaktojë, apo në ndonjë mënyrë të ndikojë në përzgjedhjen e nënkontraktorëve.

Pas deklaratave të publikuara sot në medie, ndërmarrja ka kontaktuar operatorin “Profitech Sh.P.K”. për të marrë zyrtarisht informatat në vijim:

1. Cila është arsyeja që vagonët janë dërguar në Zrenjanin për riparim?
2. A është dashur të merret leje prej dikujt për dërgimin e tyre atje?
3. A ka qenë e mundur të evitohet dërgimi i tyre atje?

Operatori Ekonomik ka njoftuar ndërmarrjen “Trainkos” si në vijim:

1. Sepse vetëm ata mund ti rregullojnë keta vagonë.
2. Ne njoftojmë doganën paraprakisht dhe kalojnë permes Maqedonisë për në Serbi.
3. Jo, nuk ka pasur mundesi pasi qe nuk mund te rregullohen diku tjeter.

Megjithatë, ndërmarrja do të realizojë një vlerësim të pavarur për të rishikuar nëse këto punime mund të realizohen edhe nga operatorë në shtete të tjera dhe, në rast që vlerësohet se kjo është e mundur, do të shqyrtohen opsionet për ta trajtuar brenda kornizës ligjore.

Për hir të informimit të saktë dhe të plotë të publikut, ndërmarrja konsideron të rëndësishme të qartësohen historiku dhe specifikat e riparimeve. Në vitin 2017, vagonët në fjalë janë blerë nga Gjermania dhe po në të njejtin vit janë riparuar në Zrenjanin. Asokohe, komisioni i ndërmarrjes kishte vizituar punishten në Zrenjanin për të bërë pranimin teknik të vagonëve. Është tendencioze dhe manipuluese që konteksti dhe historiku i riparimit të vagonëve të injorohet për qëllim të politikave ditore të cilat aspak nuk i shërbejnë interesit publik.

Gjithashtu, demantojmë kategorikisht edhe një tjetër dezinformatë që po qarkullon në publik: lajmin e pavërtetë se Trainkos ka larguar nga puna një punonjës të apostrofuar në media lidhur me këtë rast. Ndërmarrja nuk e ka përjashtuar nga puna punonjësin. I njejti aktualisht është në procedurë para komisionit disiplinor për shkak të shkeljeve të shumta të detyrave të punës, përfshirë edhe mosvijimin në punë. Çdo tentativë për ta lidhur një procedurë të rregullt për shkelje të disiplinës në punë me situatën e vagonëve, është fabrikim dhe manipulim i radhës.
Ndërmarrja është e përkushtuar për të mbrojtur interesin publik dhe respektuar ligjet e Republikës së Kosovës. Ndërmarrja u bën thirrje të gjitha palëve që për të marrë informatat e sakta dhe të vërteta, të orientohen tek komunikimet zyrtare dhe insitucionale dhe të ndalin fushatat keqinformuese.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...