HomeAktualeDaut Haradinaj: Kurrë më parë nuk kemi qenë më larg Shqipërisë, ndikimi...

Daut Haradinaj: Kurrë më parë nuk kemi qenë më larg Shqipërisë, ndikimi i Serbisë është rritur në Kosovë

spot_img

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar ashpër qeverisjen aktuale në Kosovë, duke pretenduar se vendi është larguar nga Shqipëria dhe se ndikimi i Serbisë brenda Kosovës është rritur.

Përmes një postimi, Haradinaj ka thënë se që nga çlirimi i Kosovës nuk ka pasur, sipas tij, një situatë të tillë, duke e akuzuar qeverinë se po i ngjan gjithnjë e më shumë një “Qeverie Krahinore” nën ndikimin e Beogradit.

“Që nga çlirimi e deri më sot, asnjëherë më parë nuk kemi qenë më larg Shqipërisë, dhe asnjëherë më parë prania dhe ndikimi i Serbisë nuk kanë qenë më të theksuar brenda Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka akuzuar pushtetin për dorëzim të sovranitetit ekonomik dhe energjetik, si dhe për shkelje të ligjit dhe Kushtetutës.

Postimi i Haradinajt: 

Që nga çlirimi e deri më sot, asnjëherë më parë nuk kemi qenë më larg Shqipërisë, dhe asnjëherë më parë prania dhe ndikimi i Serbisë nuk kanë qenë më e theksuar brenda Kosovës.

Ky regjim në ikje po i ngjason gjithnjë e më shumë një “Qeverie Krahinore” nën hijen e Beogradit, sesa udhëheqjes së një shteti sovran, të pavarur e dinjitoz.

Kur sovranitetin ekonomik dhe atë energjetik ia dorëzon në duar Vuçiqit, dhe pavarësinë politike e trajton si një leckë duke shkelur ligjin, Kushtetutën e vendit, çfarë mund të pritet më shumë nga këta njerëz?!

Nga këta njerëz që ditën shesin sovranizëm e patriotizëm me fjalë shqip, e natën kurdisin e punojnë për interesat e Serbise – 24/7.

Kjo gjendje do të përfundojë shumë shpejt. Askush nuk është mbi ligjin, e aq më pak mbi Kushtetutën, e me së paku ata që e kanë shndërruar Kosovën në një shtëpi “pa zot shpije”, duke u shërbyer qendrave që synojnë zhbërjen e Kosovës dhe zbehjen e faktorit shqiptar në Ballkan.

Gjithsecili sabotues dhe argat brenda këtij sistemi të dështuar, që thirret rrejshëm në emër të shqiptarisë, një ditë do të japë llogari para ligjit dhe para historisë!

Tashmë marrja ju ka mbuluar. Do të përfundoni aty ku e keni vendin: në faqen më të zezë të mbeturinave të historisë kombëtare!

Lajmet e Fundit

“Malet përreth Prishtinës po digjen”, komuna apelon qytetarët

Komuna e Prishtinës ka apeluar të gjithë qytetarët për shkak të zjarreve që janë...

Kurti kërkon hapjen e arkivave serbe pas gjetjes së mbetjeve mortore të 23 personave

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gërmimet në...

Al Hilal pranë marrëveshjes për Martinellin, Arsenal gati ta shesë

Al Hilal po avancon me hapa të mëdhenj drejt transferimit të Gabriel Martinellit nga...

Gërvalla dënon vrasjen e 25-vjeçares në Malishevë: Të hetohet çdo rrethanë pa kompromis

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka dënuar vrasjen e rëndë të një...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...