Stoltenberg: Potencial për tensione në Kosovë dhe Bosnjë

Stoltenberg: Potencial për tensione në Kosovë dhe Bosnjë

NATO konsideron se situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor është akoma shumë fragjile. Aleanca më e madhe ushtarake në botë është e gatshme të kontriboj tutje në krijimin e paqes dhe stabilitetit në tërë rajonin.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i cili u takua me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq përmendi Kosovën dhe Bosnjën si dy pika ku potenciali për tensione Akoma ekziton.

“Mesazhi është se, të gjitha palët duhet të përmbahen nga retorika nxitëse dhe se  integriteti territorial dhe kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Bosnjës dhe Hercegovinës duhet të respektohen. Ne kemi punuar ngushtë me Bashkimin Evropian, si në Bosnjë ashtu edhe në Kosovë. Por gjithashtu ne me praninë ushtarake në Kosovë mbështesim dialogun e  lehtësuar nga BE-ja. Dialogu është e vetmja rrugë përpara për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme”, u shpreh shefi i NATO-s.

Kryeministri i Malit t Zi tha se eshtë në intersin kombëtar që të ketë paqe dhe stabilkitet në rajon.

“Jemi të gatshëm për të forcuar pozitën tonë në Kosovë. Ne mendojmë se situata është qetësuar kohët e fundit, por, siç e kemi diskutuar, jemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojmë. Dhe është në interesin tonë të thellë kombëtar, që ne të ruajmë paqen në Kosovë. E njëjta gjë vlen edhe për Bosnjë dhe Hercegovinën. Angazhimi ynë i palëkundur ndaj integritetit territorial të Bosnjës”, deklaroi kryeministri malazias.

Gjatë takimit thuhet se është diskutuar situata në veri. Me këtë rast Stoltenberg përsëriti se dhuna e vitit të kaluar është e papranueshme për aleancën

Dhe NATO u përgjigj me shpejtësi, duke dislokuar 1000 trupa shtesë. Sekretari i përgjitsëm i NATO-s konfirmoi se situata e sigurisë në Kosovë po analizohet rregullisht dhe se aleanca është e gatshme të dërgoj trupa shtesë nëse kjo tregohet e nevojshme.