Vuçiq i reagon Sveçlës: Ambasada e Serbisë në Prishtinë është ëndërr e keqe e tij
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke komentuar heqjen e djeshme të billbordit në Zveçan ka reaguar ndaj deklaratës së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla se ambasada e Serbisë në Prishtinë është ëndërr e keqe e Sveçlës.
Ai përmendi se Kosova në përputhje me Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244 dhe Kushtetutën e Serbisë, është “pjesë e territorit të Serbisë”.
Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë”, ka theksuar Vuçiq në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve gjatë një vizite në Spitalin e Përgjithshëm në Vranjë.