FC Drita ka zyrtarizuar transferimin e Marsel Ismajlgecit, i cili është lojtari më i ri që i bashkohet skuadrës bardhekaltër.
Klubi gjilanas ka konfirmuar se Ismajlgeci do të jetë pjesë e Dritës, duke i uruar mirëseardhje dhe suksese me fanellën e re.
“Me kënaqësi ju njoftojmë se Marsel Ismajlgeci është lojtari më i ri i FC Drita”, thuhet në njoftimin e klubit.
Drita shprehet e bindur se me cilësitë, përkushtimin dhe karakterin e tij, Ismajlgeci do të japë një kontribut të rëndësishëm për skuadrën.
26-vjeçari nga Shqipëria ka përvojë në futbollin kosovar, pasi ka qenë pjesë e Ballkanit, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Tiranën dhe Zrinjski Mostarin.
Me këtë afrim, kampionia e Kosovës vazhdon përforcimin e skuadrës për sezonin e ri.

