Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një grua kosovare, e dyshuar për ushtrim të dhunës fizike ndaj një të miture.
Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi është bërë pas sigurimit të provave materiale, përfshirë një videosekuencë të publikuar në rrjetet sociale, ku e dyshuara shihet duke e sulmuar fizikisht dhe rrahur viktimën e mitur.
Pas rastit, viktima ka kërkuar tretman mjekësor.
Pas intervistimit dhe procedurave të tjera, me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe po hetohet në koordinim me Prokurorinë.

