HomeAktualeAleanca: Nga terri energjetik në terr politik, Kurti po e mban Kosovën...

Aleanca: Nga terri energjetik në terr politik, Kurti po e mban Kosovën peng

spot_img

Aleanca ka zhvilluar sot një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për situatën në sektorin e energjisë dhe krizën politike në vend.

Me moton “Kurti dhe LVV, nga terri energjetik në terrin politik”, përfaqësuesit e Aleancës hodhën thëngjill para objektit të Qeverisë, duke e lidhur simbolikisht aksionin me krizën energjetike dhe, sipas tyre, pasojat e politikave të pushtetit.

Në një deklaratë para mediave, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, tha se gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes Kosova ka shpenzuar rreth 1 miliard euro për blerjen e energjisë elektrike.

“Nga terri energjetik në terr politik! Me Vetëvendosjen, nga terri energjetik, Kosova ka blerë rreth 1 miliard euro rrymë. Fort ka përfitu dikush, pra mafia energjetike. Punëtorët po paguajnë me jetë! Askush nuk jep përgjegjësi!”, deklaroi Ramadani.
Ai kritikoi gjithashtu situatën politike në vend, duke thënë se institucionet janë bllokuar dhe se qytetarët po përballen me pasojat e krizës.

“Institucionet janë bllokuar. Kosova po mbahet peng. Ndërsa qytetarët vuajnë, Vetëvendosje po kalkulon veç për pushtet”, tha Ramadani.

Në fund, deputeti i Aleancës ngriti pyetjen se kush po përfiton nga, siç e quajti ai, “terri politik”.

“Kur nga terri energjetik u blenë rreth 1 miliard euro rrymë dhe po përfiton mafia energjetike, pyetja sot është: Nga terri politik, kush po përfiton? Kosova nuk është pronë e pushtetit uzurpues. Kosova është e qytetarëve. Mjaft me terr. Mjaft me bllokadë”, u shpreh Ramadani.

Lajmet e Fundit

Agim Ademi tregon se çka bisedoi në takimin me Donald Trumpin (VIDEO)

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka rrëfyer detaje nga takimi...

Franca përshpejton dërgimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë

Presidenti francez Emmanuel Macron është zotuar të përshpejtojë dërgimin e pajisjeve të reja ushtarake...

Frika nga rënia e Euros, shqiptarët i kthejnë kursimet në lek

Shqiptarët po zgjedhin të ruajnë kursimet me monedhën vendase. Depozitat në lek u rritën...

Ademi: Zhgënjimi për Botërorin kaloi, Kosova po ndërton një tjetër nivel

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se Kosova e...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...