HomeAktualeHasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pranishëm

Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pranishëm

spot_img

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se procedura e ndjekur për zgjedhjen e presidentit nuk mund të vazhdojë pa përmbushjen e kuorumit kushtetues prej 80 deputetësh në dy raundet e para.

Në një lidhje telefonike në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Hasani kritikoi interpretimin e bërë nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke thënë se ajo e ka interpretuar në mënyrë arbitrare aktgjykimin e vitit 2011 lidhur me procedurën për zgjedhjen e presidentit.

Sipas Hasanit, aktgjykimi i vitit 2011, i rikonfirmuar pjesërisht edhe në rastin e zgjedhjes së Hashim Thaçi, përcakton qartë se në dy raundet e para kërkohet pjesëmarrja e dy të tretave të deputetëve, përkatësisht 80 deputetë, në mënyrë që procesi të mund të kalojë në raundet pasuese.

Ai theksoi se vetëm në raundin e tretë ndryshon pragu i nevojshëm, ku kërkohen 61 vota, por jo pa kaluar më parë dy raundet e para sipas rregullave kushtetuese.

Hasani shtoi se dispozita e përmendur nga Haxhiu, sipas së cilës deputetët duhet të mungojnë vetëm me leje që të konsiderohen të arsyetuar, nuk është më e vlefshme, duke thënë se kjo është konfirmuar edhe nga aktgjykimi më i fundit i Gjykatës Kushtetuese.

“Deputetët e popullit nuk mund të detyrohen”, citoi ai, duke theksuar se mungesa e deputetëve nuk mund të përdoret si arsyetim për të ulur standardin kushtetues të kuorumit.

Sipas tij, në momentin kur u konstatua se në sallë nuk ishin 80 deputetë, procedura është dashur të ndalej dhe të mos vazhdohej tutje me votim.

Deklaratat e Hasanit vijnë në kohën kur ka pasur reagime të shumta nga njohës të çështjeve kushtetuese dhe organizata monitoruese, të cilat kanë paralajmëruar se çdo tentativë për të proceduar me zgjedhjen e presidentit pa kuorumin e nevojshëm përbën cenim të rendit kushtetues.

 

Lajmet e Fundit

Seanca për presidentin shtyhet sërish, vazhdon në ornën 19:00

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se seanca për presidentin, që...

FIFA drejt ndryshimit të madh: Kartonët e verdhë pritet të fshihen pas fazës së grupeve

FIFA është shumë pranë miratimit të një ndryshimi të rëndësishëm në rregullat e Kupës...

Kryeparlamentarja e lut opozitën të shkojnë në seancë për zgjedhjen e presidentit

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka lutur opozitën të shkojë në seancën e jashtëzakonshme për...

Hamza: Kurti po e çon vendin drejt një anarkie politike, që mund ta destabilizojë shtetin tonë të ri

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj përpjekjeve të Kurtit për ta zgjedhur...

Më të lexuarat

Kryeministri në plus, shoqëria në borxhe deri në fyt

Shkruan: Besa Ismaili, ish deputete e Kuvendit Në Kosovë, ekonomia e familjeve mbahet mbi kredi,...

Stabilizimi institucional e politik, parakusht për sigurinë kombëtare

Shkruan: Hisen Berisha (Kosova nuk përballet vetëm me krizë të brendshme politike, por me një...