HomeSportStadiumi i Klinës bëhet me reflektorë, presidenti Ademi: Ky është veç fillimi...

Stadiumi i Klinës bëhet me reflektorë, presidenti Ademi: Ky është veç fillimi i projektit “Ndriçojmë Futbollin”

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka njoftuar nisjen e projektit “Ndriçojmë Futbollin”, i cili synon modernizimin e sistemeve të ndriçimit në stadiumet dhe fushat e futbollit në Kosovë.

Ademi ka bërë të ditur se për herë të parë në kuadër të këtij projekti, ndeshja në stadiumin “18 Qershori” në Klinë po zhvillohet nën dritën e reflektorëve.

“Një pamje kjo që na gëzon, por që edhe simbolizon drejtimin në të cilin duam të ecë futbolli ynë”, ka shkruar Ademi.

Sipas tij, në etapën e parë të projektit, sisteme moderne të ndriçimit do të vendosen edhe në stadiumin e Gjilanit dhe në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Ademi ka theksuar se ky është vetëm fillimi i një procesi që synon krijimin e kushteve më të mira për klubet, futbollistët dhe tifozët, duke bërë që ndeshjet nën reflektorë të bëhen pjesë e zakonshme e futbollit në Kosovë.

“Po i ndriçojmë stadiumet tona, për ta bërë edhe më të ndritshme të ardhmen e futbollit të Kosovës!”, ka përfunduar ai.

Lajmet e Fundit

LM Taranto 2026: Ditë jo e mirë për futbollin, hendbollin e volejbollin

Ditët jo e mirë për sportet tona ekipore si futbolli, hendbolli e volejbolli, të...

Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për ditën e diel. IHMK njofton...

Ballkani dhe Dukagjini regjistrojnë fitoret e para në edicionin e ri

Ballkani dhe Dukagjini kanë shënuar fitoret e para në edicionin 2026/27 të Albi Mall...

Sarr jashtë skuadrës së Palace, kërkon transferimin te Galatasaray

Ismaila Sarr nuk është përfshirë në skuadrën e Crystal Palace për ndeshjen ndaj Evertonit,...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...