KQZ-ja pranon peticionet për shkarkimin e kryetarëve në veri, pritet verifikimi i tyre
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar të enjten peticionet e nënshkruara nga qytetarët për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit. Kështu ka konfirmuar kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në mbledhjen e këtij institucioni.
“I kemi pranuar peticionet prej katër komunave dhe verifikimi i nënshkrimeve do të bëhet në vijim. Ka numër të madh nënshkrimesh dhe nevojitet kohë për konfirmim”, ka thënë Radoniqi.