HomeAktualeKurti: Pasditen e sotme takohem me Ulutashin për hapjen e Urës së...

Kurti: Pasditen e sotme takohem me Ulutashin për hapjen e Urës së Ibrit

spot_img

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për çështjen e Urës së Ibrit, duke thënë se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in.

Kurti njoftoi se pasditen e sotme do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, për të diskutuar edhe çështjen e hapjes së urës.

“Për marrjen nën kontroll të urës, jemi në komunikim me KFOR-in. Kam një takim në Kryeministri me Ulutash. Pra, jemi në komunikim të përditshëm, qoftë Kryeministria, qoftë Ministria e Brendshme”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv

Ai shtoi se pas ndërtimit të urave të reja, është e pakuptimtë që Ura e Ibrit të vazhdojë të mbahet e mbyllur.

“Duhet të përkujtojmë që pas ndërtimit të urave të reja është bërë absurde që ajo urë të mbahet e mbyllur”, u shpreh Kurti.

Lajmet e Fundit

LM Taranto 2026: Ditë jo e mirë për futbollin, hendbollin e volejbollin

Ditët jo e mirë për sportet tona ekipore si futbolli, hendbolli e volejbolli, të...

Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për ditën e diel. IHMK njofton...

Ballkani dhe Dukagjini regjistrojnë fitoret e para në edicionin e ri

Ballkani dhe Dukagjini kanë shënuar fitoret e para në edicionin 2026/27 të Albi Mall...

Stadiumi i Klinës bëhet me reflektorë, presidenti Ademi: Ky është veç fillimi i projektit “Ndriçojmë Futbollin”

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka njoftuar nisjen e...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...