Largohen billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve serbë në Zveçan

Largohen billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve serbë në Zveçan

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se këtë të enjte në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve serbë.

“Sot në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës. Simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë. Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë”, ka shkruar në “Facebook” Sveçla.