HomeSportElita e futbollit rikthehet me duele të ‘nxehta’

Elita e futbollit rikthehet me duele të ‘nxehta’

spot_img

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së dytë, e cila pritet të sjellë disa përballje interesante.

Xhiroja do të nisë të premten pasdite me duelin ndërmjet Malishevës dhe Drenicës. Malishevasit e nisën sezonin me fitore, ndërsa Drenica barazoi ndaj Dukagjinit, duke bërë që përballja e tyre të premtojë rivalitet të fortë.

Të shtunën në program janë dy ndeshje. Dukagjini do të përballet me Feronikelin ’74, ndërsa Ballkani do të presë Vushtrrinë. Të dyja sfidat pritet të ofrojnë rivalitet dhe luftë për pikët e plota.

Xhiroja e dytë do të mbyllet të dielën me derbin ndërmjet Llapit dhe Gjilanit.

Ndërkohë, ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Dritës është shtyrë për shkak të pjesëmarrjes së kampiones së Kosovës në garat evropiane.

Superliga e Kosovës – Xhiroja e dytë

Të premten:

Malisheva – Drenica

Të shtunën:

Dukagjini – Feronikeli ’74

Ballkani – Vushtrria

Të dielën:

Llapi – Gjilani

E shtyrë:

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:30.

Prishtina – Drita

Lajmet e Fundit

Kosovë – Izmir: drejt bashkëpunimit më të fuqishëm ekonomik

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti në takim Kryetarin e qytetit...

Ronaldinho i kthehet futbollit në moshën 46-vjeçare, nënshkruan me ekipin italian

Ronaldinho ka mbërritur në Itali dhe do të marrë pjesë në një numër ngjarjesh...

Alonso: Enzo mbetet te ne

Xabi Alonso ka konfirmuar se Enzo Fernandez mbetet lojtar i Chelsea. “Enzo është top, top...

Tekstet shkollore ende pa çmime përfundimtare, Ministria u bën thirrje prindërve të presin

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...