HomeAktualeSveçla: Armët e gjetura në veri do të ekzaminohen për lidhjet me...

Sveçla: Armët e gjetura në veri do të ekzaminohen për lidhjet me rastet kriminale

spot_img

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, tha se armatimi në pjesën veriore të vendit është gjetur në 12 lokacione të ndryshme.

Në një konferencë për media nga Qendra e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë, tha se këto armë do të ekzaminohen për t’u përcaktuar përdorimi i tyre.

“Armatimi është gjetur në 12 lokacione të ndryshme. Nga sot, ai do t’i nënshtrohet ekzaminimit dhe analizave të detajuara, me qëllim të përcaktimit të origjinës, përdorimit dhe lidhjeve të mundshme me rastet e hetuara, përfshirë edhe ekzaminimin e së paku 23 personave, por edhe rasteve tjera kriminale”, tha Sveçla.

Ai tha se Kosova kërkon me ngulm “përgjegjësi për urdhërdhënësit, organizatorët, dorasit, ata që fshehën trupat e viktimave, si dhe ata që fshehën informata mbi vendndodhjen e viktimave të këtyre masakrave”.

“Në tri lokacione janë gjetur mbetjet mortore të 23 personave. Në lokacionin e parë janë gjetur 13 mbetje, në të dytin 4 dhe në të tretin 6 mbetje mortore”, deklaroi ministri i Brendshëm.

Lajmet e Fundit

Kosovë – Izmir: drejt bashkëpunimit më të fuqishëm ekonomik

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti në takim Kryetarin e qytetit...

Ronaldinho i kthehet futbollit në moshën 46-vjeçare, nënshkruan me ekipin italian

Ronaldinho ka mbërritur në Itali dhe do të marrë pjesë në një numër ngjarjesh...

Alonso: Enzo mbetet te ne

Xabi Alonso ka konfirmuar se Enzo Fernandez mbetet lojtar i Chelsea. “Enzo është top, top...

Tekstet shkollore ende pa çmime përfundimtare, Ministria u bën thirrje prindërve të presin

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...