Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të industrisë për muajin qershor 2026.
Në muajin qershor të vitit 2026, sektorët e industrisë kishin rritje për 5,86 %, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (qershor 2025).
Sipas aktivitetit ekonomik, rritje kishte te: Industria nxjerrëse (minierat dhe guroret) me 48,21 %; Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave me 15,85 %; Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 9,31 %; si dhe në sektorin e Industrisë përpunuese për 3,17 %.
Indeksi i numrit të të punësuarve: Në muajin qershor të vitit 2026, sektorët e industrisë kishin rënie për (-1.22 %), krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (qershor 2025).
Sipas aktivitetit ekonomik, rritje kishte te: Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 6,62 % dhe Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave me 2,04 %.
Ndërsa, rënie kishte në sektorin e industrisë përpunuese për (-2,26 %) dhe te industria nxjerrëse (minierat dhe guroret) për (-12,55 %).
Indeksi i fondit të pagave dhe mëditjeve: Në muajin qershor të vitit 2026, sektorët e industrisë kishin rritje për 10,27 %, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (qershor 2025).
Sipas aktivitetit ekonomik rritje kishte te: Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 14,88 %; Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave me 12,74 %; Industria përpunuese me 9,14 %; si dhe te Industria nxjerrëse (minierat dhe guroret) me 2,46 %.

