Kombëtarja e Kosovës në volejboll për meshkuj e ka nisur me humbje debutimin në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.
Në ndeshjen e parë të Grupit B, Dardanët u mposhtën nga Greqia me rezultat 0–3 në sete.
🇽🇰 Kosova 0–3 Greqia 🇬🇷
13:25, 13:25, 15:25
Pavarësisht rezultatit, kjo ndeshje shënon një moment historik për volejbollin kosovar, pasi përfaqësuesja e meshkujve debutoi për herë të parë në Lojërat Mesdhetare.
Dardanët tani fokusohen te sfida e radhës, ku më 22 gusht, në Taranto, përballen me Spanjën, në orën 18:00. (Taranto 2026)
FVK i uron ekipit shumë sukses në ndeshjen e radhës dhe beson në një paraqitje edhe më të mirë!

