HomeAktualeGrenell: Kriza politike është e krijuar nga Kurti - Perëndimi e do...

Grenell: Kriza politike është e krijuar nga Kurti – Perëndimi e do Thaçin në Kosovë për të ndihmuar në udhëheqjen e saj

spot_img

Richard Grenell vazhdon të ketë opinion të fortë për Kosovën sikur në kohën kur është marrë zyrtarisht me të. Ish-Drejtori i Inteligjencës Kombëtare dhe një nga figurat politike amerikane, më të njohurat në Kosovë në vitet e fundit, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express ka folur për dy zhvillime nëpër të cilat po kalon Kosova: ngërçi ose kriza politike dhe verdikti i Dhomave të Specializuara.

Për të dy këto çështje, Grenell përgjigjet i ka precize dhe pa dykuptimësi.

Kosova së fundi është futur në një krizë të re politike, ku më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve po demonstrohet paaftësi për krijimin e institucioneve. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, edhe pse vetë ka deklaruar se ka numra të mjaftueshëm, ka zgjedhur të mos nisë me konstituimin e Kuvendit e as formimin e qeverisë me arsyetimin se partitë politikë s’e kanë arritur një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit.

Partitë opozitare kanë thënë se Kurti qëllimshëm po zvarrit procesin që ta përgatitë terrenin për zgjedhje në kohë të përshtatshme për të, derisa e njëjta akuzë ndaj rivalëve, për shkaktim të zgjedhjeve, dëgjohet edhe nga Vetëvendosje.

I pyetur nga Gazeta Express për këto zhvillime, Ambasadori Grenell thotë se kriza është prodhuar nga Kurti dhe se sjellja e tij është sikur kur ka qenë në opozitë.

“Situata politike në Kosovë është një krizë e krijuar nga Albin Kurti. Ai ka dështuar ta luftojë korrupsionin dhe po e vazhdon historinë e tij të gjatë të krijimit të bllokadave dhe barrierave sikur që ka bërë sa ka qenë në opozitë”, ka thënë Grenell në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express.

“Ai qartësisht, nuk di si të qeverisë, është i destinuar të jetë në periferi duke u ankuar. Në fakt ai është më i mirë për të drejtuar kritika nga margjinat sesa të udhëheqë një qeveri”, ka shtuar Grenell.

Skena politike në Kosovë po i vazhdon tensionet edhe pas dy palë zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Vendi mund të shkojë lehtë në zgjedhje të reja në vjeshtë nëse partitë nuk pajtohen për personin që duhet ta bartë postin më të lartë në vend, që sipas pikëpamjeve të Kurtit, nuk duhet të jetë figurë që përzihet në politikë apo siç e thotë ai në “polemikat ditore”.

Ndërkohë, në sfond të këtyre zhvillimeve është edhe verdikti i Hagës për katër figurat e UÇK’së të cilat ndodhen në proces gjyqësor qe 6 vite.

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se fjalën e tyre do ta thonë më 16 shtator, më pak se një muaj nga tani.

Që nga koha kur Hashim Thaçi është nisur drejt Hagës, Richard Grenell ka avokuar publikisht për lirimin e tij.

Grenell i ka thënë Gazetës Express që Perëndimi e do Hashim Thaçin në Kosovë.

“Perëndimi do që ish-Presidenti Hashim Thaçi të lirohet dhe të kthehet që të ndihmojë për ta udhëhequr Kosovën përsëri”, thekson Grenell.

“Besoj se Thaçi do të ketë një perspektivë dhe energji të ripërtërirë për popullin e Kosovës”, vazhdon tutje ai.

Duke folur për Thaçin, Ambasadori Grenell shprehet edhe më drejtpërdrejt.

“Perëndimi nuk do të punojë më me Kurtin sepse ai vetëm ankohet dhe krijon bllokada”./Gazeta Express

Lajmet e Fundit

Nenad Shoshtariq, përzgjedhës i ri i Kosovës në hendboll

Trajneri i njohur kroat, Nenad Shoshtariq, është përzgjedhës i ri i Kosovës në hendboll...

OEK, Caritas Zviceran dhe Germin fuqizojnë lidhjet me Diasporën

Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me Caritas Zviceran dhe Germin, zhvilloi takimin koordinues...

Komuna e Fushë-Kosovës vazhdon bashkëpunimin me CIMIC-un slloven

Sot u zhvillua një takim me përfaqësuesit e CIMIC-ut slloven, ku u diskutua për...

FC Malisheva huazon Lorent Tallën nga Rio Ave

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me klubin portugez Rio Ave FC për huazimin e...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...