HomeSportNenad Shoshtariq, përzgjedhës i ri i Kosovës në hendboll

Nenad Shoshtariq, përzgjedhës i ri i Kosovës në hendboll

spot_img

Trajneri i njohur kroat, Nenad Shoshtariq, është përzgjedhës i ri i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Shoshtariq u prezantua të mërkurën pasdite në një konferencë për shtyp që u mbajt në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci, i ka dëshiruar mirëseardhje eksperit të njohur kroat, duke thënë se Shoshtariq tashmë është bashkëpunëtor i dëshmuar i federatës sonë.

Presidenti Kolgeci ka thënë se me Shoshtariqin në krye të shtabit teknik synohen suksese të reja të Kombëtares sonë.

Në fjalën e tij, Shoshtariq ka thënë se synimi i madh është kualifikimi me Kosovën në një ngjarje të madhe, Evropian apo Botëror.

Ai ka shtuar se nuk ka çka të dëshmojë në hendboll, duke e vlerësuar punën te Kosova si sfidë.

Selektori Shoshtariq foli edhe për Lojërat Mesdhetare, që fillojnë më 21 gusht në Taranto të Italisë.

Ka thënë se kjo ngjarje do të shërbejë si përvojë shumë e vlefshme për vajzat tona të reja.

Shoshtariq menjëherë e nisi punën me Kombëtare.

Biografia e Nenad Shoshtariqit, selektor i Kombëtares A të Kosovës në hendboll (femrat)

Nenad Shoshtari (67-vjeçar), ka karrierë shumë të gjatë dhe shumë të suksesshme në hendboll.

E ka drejtuar me sukses Kombëtaren A të Kroacisë (femrat) në tri periudha të ndryshme: 1997-1998, 2001-2003, 2017-2023.

Në Kampionatin Evropian 2020, e udhëhoqi Kroacinë drejt medaljes së bronztë, që është suksesi më i madh i kësaj Kombëtareje.

Në Botërorin 1997, me Kroacinë u rendit në vendin e gjashtë.

Ka drejtuar edhe Kombëtaret U18, U19 dhe U20 të Kroacisë (vajzat).

Shoshtariq ishte edhe selektor i Jordanisë për meshkuj dhe femrave. E udhëhoqi drejt vendit të tretë me të dy gjinitë në Lojërat Pan-Arabe në vitin 1999.

Shoshtariq ka suksese të shumta edhe në nivel klubesh.

Me Lokomotiva Zagrebin e ka fituar garën “Challenge Cup” në vitin 2017.
Me Krash Zagreb ishte finalist në Kupën e Fituesve të Kupave.

Me Lokomotiva Zagreb ishte edhe dy herë të tjera në gjysmëfinale të Challenge Cup.

Ka tituj të Kroacisë dhe suksese të tjera me klube në Kinë, Emirate të Bashkuara Arabe dhe disa vende të tjera.

Gjatë karrierës si trajner, të cilën e nisi në vitin 1990, ka fituar shumë çmime e mirënjohje individuale. Disa herë është shpallur trajneri më i mirë i Kroacisë.

Së fundi ishte trajner i Zagrebit (meshkujt), skuadër që garon në Ligën e Kampionëve.

Është ligjërues i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit dhe ligjërues i Federatës Evropiane të Hendbollit. Ka shumë publikime që kanë të bëjnë me hendbollin dhe ligjëron vazhdimisht për trajnerë në shumë vende evropiane.

Lajmet e Fundit

Drita barazon me Inter D’Escaldes në ndeshjen e parë të “play-off”-it

Drita ka barazuar 2:2 me Inter D’Escaldes, në ndeshjen e parë të fazës së...

Shiu nuk ia prishi stilin: Margot Robbie mahniti me veshjen e saj në Paris

Margot Robbie ndodhet aktualisht në Paris, ku po xhiron filmin paraprirës të filmit “Ocean’s...

Thaçi rrëfen udhëtimin drejt Parisit: Mora me vete emblemën e UÇK-së

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer një prej momenteve më të tensionuara gjatë...

Thaçi me porosi nga Haga për krizën politike në Kosovë: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën e tij në Debat Plus me Ermal...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...