Shtetësia gjermane tani merret brenda 3-5 vitesh, kriteret që duhet të plotësohen

Shtetësia gjermane tani merret brenda 3-5 vitesh, kriteret që duhet të plotësohen

Deputetët e Bundestagut kanë votuar në pro ndryshimit të ligjit që do t’i hapë rrugë mundësisë për dyshtetësi.

Ligji thotë se personat që kanë qenë rezidentë në Gjermani për pesë vjet do të kenë të drejtën për pasaportë gjermane.

Ata po ashtu do të mund ta mbajnë edhe shtetësinë e tyre.

Çfarë kriteresh duhet të plotësohen

Për të marrë shtetësinë gjermane duhet të jetosh të paktën 5 vjet në Gjermani, me punë të rregullta dhe me dokumente të rregullta. Duhet ta mësosh gjuhën, dhe duhet të kesh para të mjaftueshme për të jetuar për veten dhe për familjen tënde.