HomeSportMalisheva e nis sezonin me breshëri golash, Drenica dhe Dukagjini ndahen baras

Malisheva e nis sezonin me breshëri golash, Drenica dhe Dukagjini ndahen baras

spot_img

Malisheva e ka nisur në mënyrë spektakolare sezonin 2026/27 në Superligën e Kosovës, duke mposhtur Vushtrrinë 6-1 në udhëtim, ndërsa Drenica dhe Dukagjini e nisën edicionin me barazim 0-0.

Malisheva e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e gjashtë përmes Krenar Dulajt, ndërsa Kreshnik Uka shënoi për 2-0 në minutën e 32-të, pasi goli fillimisht u anulua për pozitë jashtë loje, por u akordua pas rishikimit nga VAR-i, transmeton Klankosova.tv.

Në pjesën e dytë, Malisheva vazhdoi dominimin me golat e Dreni Kryeziut (52’), Kreshnik Ukës (64’), Laurent Xhylanit (71’) dhe Mark Bushajt, ndërsa Vushtrria shënoi golin e nderit në minutën e 86-të për rezultatin përfundimtar 6-1.

Në ndeshjen tjetër, Drenica dhe Dukagjini barazuan 0-0, pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat.

Drenica ishte më e saktë në tentativat drejt portës, por asnjëra skuadër nuk arriti ta gjejë golin e fitores.

Lajmet e Fundit

A mund ta zhbllokojë Gjykata Kushtetuese ngërçin në Kuvend?

Edhe një herë, ngërçi politik në Kosovë e ktheu vëmendjen te Gjykata Kushtetuese. Afati...

E papritur te Al-Hilal, Benzema mund të largohet gjatë këtij sezoni

Al-Hilal po shqyrton mundësinë e largimit të Karim Benzemas gjatë sezonit aktual, nëse klubi...

Mot me diell, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Kosova të dielën do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell, ndërsa vranësira të...

Fruthi alarmon Kosovën: 22 pacientë të shtrirë, mbi 100 raste të konfirmuara

Numri i të infektuarve me fruth nga prilli deri në gusht ka arritur në...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...