HomeAktualeFtesa e Haxhiut: PDK e Aleanca i thonë jo, LDK pa përgjigje

Ftesa e Haxhiut: PDK e Aleanca i thonë jo, LDK pa përgjigje

spot_img

U.D. e presidentes, Albulena Haxhiu, po shfrytëzon pozitën e saj për të ftuar liderët e partive politike në një takim konsultativ për zhvillimet aktuale në vend, por ftesa e saj po has në refuzime.

PDK-ja ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në takim.

Deputeti Uran Ismaili ka thënë se Haxhiu do të duhej t’i drejtohej kryesuesit të Kuvendit, Avni Deharit, për thirrjen e seancës, duke e cilësuar ftesën si “manipulim të radhës”.

Edhe Aleanca ka refuzuar pjesëmarrjen, ndërsa kryetari Ardian Gjini ka akuzuar Haxhiun dhe Albin Kurtin se përmes takimit po synojnë të gjejnë fajtorë për një vendim që, sipas tij, tashmë e kanë marrë për ta çuar vendin në zgjedhje.

Ftesë për takim i është dërguar edhe LDK-së, e cila ende nuk ka bërë të ditur nëse do të marrë pjesë. / Klan Kosova

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...