HomeAktualeOda Amerikane bën thirrje për përgjegjësi politike dhe për t’i dhënë fund...

Oda Amerikane bën thirrje për përgjegjësi politike dhe për t’i dhënë fund bllokimit institucional

spot_img

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka shprehur, siç thotë, shqetësimin e saj të thellë lidhur me bllokimin e vazhdueshëm politik dhe institucional, si dhe skenat e papranueshme brenda Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë konfrontimet verbale dhe fizike ndërmjet përfaqësuesve të zgjedhur, si dhe incidentet ndërmjet qytetarëve vizitorë në sallën e Kuvendit.

“Kuvendi duhet të mbetet një vend i debatit demokratik, dinjitetit institucional dhe respektit për qytetarët. Mospajtimet politike, sado të thella, nuk mund të arsyetojnë sjelljen që minon besimin e publikut në institucionet demokratike të Kosovës”, thuhet nga Oda Amerikane.

Kriza e tejzgjatur politike, sipas tyre, tashmë po bart kosto të konsiderueshme ekonomike dhe sociale.

“Pasiguria institucionale dobëson besimin e investitorëve, vonon vendimet për investime të brendshme dhe të jashtme, ngadalëson reformat dhe projektet infrastrukturore, kufizon qasjen në financa ndërkombëtare dhe rrjedhimisht ndikon në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës. Kosova nuk mund të përballojë humbjen e mundësive të mëtejme për shkak të paralizës politike”.

“Po aq shqetësuese është funksionimi i zgjatur i një qeverie në detyrë në mungesë të një Kuvendi të konstituuar. Pa një Kuvend funksional, Kosova është praktikisht e privuar nga një nga mekanizmat themelorë të qeverisjes demokratike: mbikëqyrjen efektive parlamentare ndaj ekzekutivit. Mungesa e kontrollit parlamentar, llogaridhënies dhe kontrollit institucional për një periudhë të zgjatur rrit rreziqet e keqpërdorimit të resurseve publike, dobëson transparencën dhe krijimin e kushteve për korrupsion potencial e forma të tjera të abuzimit institucional. Kjo përbën një shqetësim serioz jo vetëm për qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit, por edhe për mjedisin e biznesit dhe investimeve në Kosovë”, thuhet në komunikatën për media.

Oda Amerikane thotë po ashtu se i merr seriozisht thirrjet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara drejtuar udhëheqësve politikë të Kosovës për krijimin e institucioneve funksionale në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, si dhe vërejtjet se bllokimi i vazhdueshëm po i humbet Kosovës mundësi të mëdha.

“Derisa të gjitha partitë parlamentare mbajnë përgjegjësi për të kontribuar në mënyrë konstruktive në një zgjidhje, përgjegjësia nuk është e barabartë. Forca politike, të cilës i është besuar numri më I madh I mandative nga votuesit mban përgjegjësinë kryesore për krijimin e kushteve të nevojshme për konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e institucioneve funksionale. Fitorja zgjedhore sjell jo vetëm të drejtën për të udhëhequr, por edhe përgjegjësinë për të mundësuar funksionimin e institucioneve.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë u bën thirrje të gjithë hisedarëve politikë që të ulin menjëherë tensionet, të rivendosin dialogun dhe të vendosin stabilitetin demokratik, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe interesat euroatlantike të Kosovës përmbi kalkulimet e ngushta politike”, thuhet në komunikatën për media.

Lajmet e Fundit

Presidenti Ademi uron fillimin e sezonit të ri: Ta bëjmë çdo edicion më të mirë se ai paraprak

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar klubet, futbollistët dhe...

Përfundon faza e parë e seleksionimit në Akademinë e Portierëve

Sot është përmbyllur faza e parë e seleksionimit në kuadër të projektit të Akademisë...

Gjini: E përshëndes qëndrimin e LDK-së për të mos bashkëqeverisur me Kurtin e VV-në

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përshëndetur qëndrimin e sotëm të Lidhjes Demokratike të...

Agim Ademi uron Dritën për kualifikimin në “play-off” të Conference League

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka uruar FC Dritën...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...