Tomë Gashi bëhet avokat i familjes së 18-vjeçarit që u vra në Podujevë
Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se do të jetë përfaqësues juridik i Rrahim Fejzullahut – xhaxhait të 18-vjeçarit që u vra në Podujevë.
Gashi tha se sot ka dorëzuar autorizimin në Prokurori, Gjykatë dhe IPK.
“Tani po presim përgjigje nga këto institucione. Familja e Lulit kërkon drejtësi”, shkroi ai në Facebook.