Ekzekutivi nënshkruan memorandumin për vende të reja pune
Sipas qeverisë, ky memorandum do të shërbejë si bazë e investimeve me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës me fokus te komunitetet jo shumicë, ngritjen e projekteve infrastrukturore dh fuqizimin e ndërmarrjeve me qëllim të rritjes së stabilitetit në komuna.
“Republika e Kosovës është shtet demokratik e shumetnik, vend i të gjithë qytetarëve të saj. Qeveria jonë është e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit e mbrojtjes së të drejtave të të gjithëve pa dallim”.
“Sjellja e projekteve të reja është gjithmonë në qëllim të rritjes së prosperitetit, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës ndërmjet qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Bëhet e ditur se memorandumin, në emër të qeverisë e ka nënshkruar zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, ndërsa i pranishëm ishte edhe kreu i qeverisë, Albin Kurti.